Ministri Mustafa: Policia e Kosovës, më kredibilja në rajon
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të promovimit e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Me këtë rast, ai ka thënë se Policia e Kosovës është më kredibile në rajon.
“Policia është populli, e populli është policia. Sot gjatë ceremonisë zyrtare për promovimin e zyrtarëve të Policisë së Kosovës theksova se kjo e fundit është një nga policitë më kredibile në gjithë rajonin. Siguria e shtetit është siguria e familjeve, e qytetarëve, në investim, në shkollë në ngritjen e një familje të shëndoshë në gjithë Kosovën. Urova zyrtarët policorë që u graduan me shpresë se do ta shfrytëzojnë sa më mirë në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në vend”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/