Ministri Mustafa priti në takim ambasadorin gjerman
25 shkurt 2021
| 12:15
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Në këtë takim u diskutua kryesisht mbi zhvillimet e fundit në vend.
Ministri Mustafa, ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e deritanishme si dhe për gatishmërinë për mbështetje të mëtejme të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, duke potencuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet.