Ministri Mustafa: Siguria e qytetarit është bërë prioritet për institucionet e vendit

17 dhjetor 2018 | 14:46

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) së bashku me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës, ka mbajtur të hënën takimin e fundit për vitin 2018.

Në këtë takim u diskutua për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi.

Takimin e hapi ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili ka theksuar se qëllimi i institucioneve të vendit është fuqizimi i rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi, që kjo të shërbejë si një qendër dinamike e cila do të ndihmojë në planifikimin e politikave parandaluese dhe proaktive me bazë tek qytetari.

“Njeri ndër prioritet e Republikës së Kosovës është siguria, për çka Qeveria ka një angazhim të vazhdueshëm për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë ministri Mustafa.

Mustafa ka theksuar se me Strategjinë për Siguri në Bashkësi, si dhe Strategjinë e Policimit në Bashkësi, siguria e qytetarit është bërë prioritet për institucionet e vendit dhe njëkohësisht mundëson partneritet përmes vetëdijesimit dhe adresimit të çështjeve të sigurisë.

“Mundësia e qytetarit për të qenë proaktiv me politikat në interes lokal, është siguruar përmes forumeve të sigurisë nëpër komuna dhe kjo pjesëmarrje aktive kontribuon në siguri më të madhe në të gjitha dimensionet në nivel vendi”, ka thënë ministri Mustafa.
N

ë këtë takim kanë folur edhe ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, kryetarë të komunave, si dhe zyrtarë të Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi.

Drejtori i Departamentit për Siguri Publike i MPB-së, Mensur Hoti, ka prezantuar raportin e përmbledhur me të gjeturat dhe konkluzionet lidhur me vlerësimin e kapaciteteve operacionale të forumeve të sigurisë në bashkësi në të gjitha komunat.

Ky takim është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftohti ka përfshirë disa vende të Ballkanit, ndërsa në…