Ministri Mustafa vlerëson mbështetjen e ShBA-së për sektorin e sigurisë

21 dhjetor 2018 | 14:35

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Në këtë takim, ministri Mustafa e ka njoftuar ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

Ministri Mustafa ka vlerësuar lartë mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e sigurisë, veçanërisht për përkrahjen në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka thënë se vendi i tij është i përkushtuar për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, duke shtuar se ndjehet shumë i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi dhe përkrahja amerikane për Republikën e Kosovës, e në veçanti për institucionet e rendit dhe ligjit, nuk do të mungojë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dueli Conor McGregor-Khabib Nurmagamedov mund të përsëritet. Është ky pohimi…