Ministri në detyrë i Bujqësisë vizitoi kampin ushtarak Bondsteel

08 shkurt 2021 | 15:47

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vizituar kampin ushtarak Bondsteel ku bashkëbisedoi me ushtarët në këtë kamp. Gjatë këtij takimi, ushtarët amerikanë patën rastin të njoftohen me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, punët që janë kryer deri tani si dhe për planet e së ardhmes në këtë sektor.

Ministri në detyrë Mustafa informoi të pranishmit se si ai i është qasur sfidave që i ka hasur në bujqësi.

“Për një periudhë të shkurtër kohore arrita ta stabilizoj financiarisht Ministrinë e Bujqësisë, duke e eliminuar borxhin që kishte ministria ndaj fermerëve dhe njëkohësisht bëra që fermerët të kenë mjete të sigurta financiare për t’i kryer obligimet që kanë”, u shpreh ministri Mustafa, duke shtuar se, sfiduese ka qenë periudha e mbylljes shkaku i pandemisë Covid-19 të cilës Ministria iu kundërpërgjigj me pagesë dy herë të subvencioneve. Ministri Mustafa, i ftuar nga komanda në Bondsteel, foli edhe rreth institucioneve dhe popullsisë në Kosovë, që t’i familiarizojë miqtë amerikan me Republikën e Kosovës. Qëllim tjetër i takimit, ishte edhe zhvillimi dhe  thellimi i miqësisë dhe partneritetit mes Kosovës dhe ShBA-ve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi argjentinas po kërkohet nga Juventusi dhe Roma Paris Saint-Germaini…