Ministri në detyrë i Financave pret në takim ish-ministrat
Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka ftuar të gjithë ish-ministrat e këtij dikasteri dhe guvernatorin e BQK-së për të folur rreth Pakos Emergjente që ka synim rimëkëmbjen e ekonomisë.
Ai sot pret në takim ish-ministrat, megjithatë ende nuk dihet nëse ata do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së tij.
Bislimi në letrën dërguar atyre u kishte kërkuar bashkëpunim dhe që të lënë anash çdo mospajtim politik në këtë periudhë pandemie.
“Në këtë kontekst e shoh të rëndësishme që të ulemi bashkë dhe si bartës të pozicionit të njëjtë publik, por në periudha të ndryshme kohore, të diskutojmë për fokusin primar të pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë, kornizën monetare, organogramin implementues dhe burimet e mundshme të financimit. E shoh si tejet të rëndësishme që në këtë fazë të dëshmojmë gatishmëri maksimale për bashkëpunim duke lënë anash cilindo mospajtim eventual politik a personal”.
Ftesa i është dërguar ish-ministrit Bedri Hamza, Avdullah Hoti, Besim Beqaj, Haki Shatri, Ahmet Shala, Ali Sadriu si dhe guvernatorit të Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti.