Ministri Nitaj rikthen në procedurë të rregullt tenderin për efiçiencën e energjisë

13 mars 2021 | 17:01

Ministri i Ekonomisë edhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka kërkuar që tenderi i shpallur nga Agjencia për Efiçiencë të Energjisë, për ndriçim publik në 23 komuna, të zhvillohet sipas proceduarave të rregullta.

Ministri Nitaj ka kërkuar që kjo procedurë të mos shkojë me procedurë të përshpejtuar, pasi nuk ka arsye për një veprim të tillë.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”

Në cilësinë e Ministrit e kam rikthyer në procedurë të rregullt tenderin për efiçiencën e energjisë

Agjencia për Efiçiencë të Energjisë ka hapur tender për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë për ndriçimin publik në 23 komuna dhe kjo me procedurë të përshpejtuar.

Megjithese në arsyetimin e Njesisë kërkuese thuhet se “Hapja e tenderit është bërë me afat të shkurtuar të dorëzimit të ofertave, meqenëse projekti në fjalë do të jetë bashkëfinancim me komuna dhe jemi përballë pandemisë COVID-19, e ku buxheti i donatorëve të komunave do të duhet të kryhet brenda vitit fiscal”, unë si minister nuk shoh asnjë arsye valide që tenderi të hapet me aftate të përshpejtuara, prandaj kam kërkuar edhe zyrtarisht që ky proces të zhvillohet sipas procedurave të rregullta!

Muharrem Nitaj,
Ministër në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, tha se pret…