Ministri Nitaj vendos pezullimin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës

19 mars 2021 | 13:16

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare se ka vendosur pezullimin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës me arsyetimin se nuk është respektuar Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Deklarata e plotë e ministrit Nitaj:

Në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, e cila është aksionar në Ndërmarrjen “Posta e Kosovës”, dhe me rekomandim të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, kam kërkuar pezullimin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të “Posta e Kosovës”.

Ndër arsyet kryesore të kërkesës për pezullim ka qenë fakti se nuk është respektuar neni 15.1 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ku thuhet se të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike,  zgjedhën në një mandat trevjeçar, ndërkohë që Bordi ka marr vendim që kryeshefi ekzekutiv, që njëkohësisht është anëtar i Bordit të Drejtorëve,  të zgjidhej në mandat pesëvjeçar.

Arsyeja tjetër është se Qeveria në detyrë është në përfundim të mandatit të saj dhe është më se e arsyeshme që Qeveria e re të procedojë me emërimet e reja të drejtuesve të ndërmarrjeve publike.

Për më tepër Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, muaj më parë ka kërkuar në vazhdimësi nga bordet e përkohshme, që të mos procedohet me rekrutimin dhe përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet publike.

Me datën 5 mars,  Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës kishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv, Xhevet Smakiqi, konfrom nenit 21 të Ligjit Për Ndërmarrjet Publike, përmes konkursit publik.

“Bordi ka udhëhequr një proces transparent, të drejt për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar, ndërsa ka përzgjedhur kandidatin më të përshtatshëm profesionalisht, z. Xhevdet Smakiqi, i cili ka mbi 15 vite përvojë menaxhuese në Postën e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të Postës së Kosovës.

LEXO EDHE KËTË:

Xhevdet Smakiqi zgjedhet kryeshef i Postës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a.…