Ministri norvegjez i Mbrojtjes: Është e rëndësishme të ulen tensionet

26 shtator 2023 | 15:12

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram u takua me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq në Beograd.

Në njoftimin e bërë nga N1, thuhet se dy ministrat shkëmbyen mendime për situatën aktuale në Kosovë, për të cilën ministri norvegjez tha se tregon se sa e rëndësishme është ulja e tensioneve dhe kthimi në dialog politik.

Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë tha se edhe Norvegjia dënon sulmet ndaj policisë.

“Ky incident tragjik tregon se sa e rëndësishme është ulja e tensioneve dhe sa e rëndësishme është kthimi në dialog politik, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, tha ministri Gram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori dhe analisti politik Blerim Latifi ka komentuar situatën e…