Ministri Pacolli takon ambasadorët e Quintit
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur të hënën në takim ambasadoret e vendeve të Quintit në Kosovë.
Në këtë takim, është diskutuar për prioritet e politikës së jashtme të Kosovës dhe veçmas përkushtimin e ministrit Pacolli për koordinim të ngushtë me të gjitha shtetet partnere amerikane dhe evropiane në agjendën ndërkombëtare.
Pacolli i ka siguruar ambasadorët se në mesin e prioriteteve kryesore është vendosmëria për të përdorur politikën e jashtme të Kosovës jo vetëm për të zgjeruar dhe ushtruar sovranitetin por edhe për qëllime të politikës së brendshme sikurse janë rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë.
“Kjo do të ndodhë në baza ditore dhe në mënyrë strategjike për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare në procesin e njohjeve dhe deri tek rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë”
Ambasadorët e shteteve të Quintit vlerësuan lart angazhimin dhe përkushtimin e ministrit Pacolli rreth aktiviteteve të tij diplomatike.
/Epoka e re/