Ministri Pacolli të enjten në Berlin takon homologun gjerman Maas
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Qeverisë së Gjermanisë, Heiko Maas, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të enjten do të udhëtojë në Berlin, ku do të pritet nga homologu i tij gjerman, Heiko Maas.
“Maas dhe Pacolli do të bisedojnë për temat aktuale, me fokus të veçantë në marrëdhëniet bilaterale në mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke filluar nga nevoja e pranisë edhe më të madhe të ekonomisë dhe investimeve gjermane në Kosovë, njohja reciproke e patentshoferëve mes shtetasve të Gjermanisë dhe Kosovës, përkrahjen edhe të mëtejshme të diplomacisë së Gjermanisë në njohjet e shtetit të Kosovës”, është thënë në komunikatën e MPJ-së.
Sipas komunikatës, në fokus të veçantë do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe negociatat për marrëveshjen përfundimtare në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e ku Gjermania luan një rol të rëndësishëm.
Ministrat Maas dhe Pacolli pas takimit do të mbajeni konferencë të përbashkët për shtyp.
/Epoka e re/