Ministri Pal Lekaj merr masa shtesë për parandalimin e aksidenteve
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në takimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor ka kërkuar mbështetjen dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve që janë pjesë e këtij këshilli, në mënyrë që me masa konkrete të ndikohet në uljen e aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet.
Lekaj, në cilësinë e udhëheqësit të Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor ka propozuar rekomandimet imediate që duhen ndërmarrë nga aktorët relevant.
“Duke u sjell në pajtim me ligjet dhe rregullat e trafikut rrugor secili mund të jap kontribut në dobi të përmirësimit të sigurisë së trafikut rrugor andaj ne kemi paraparë disa rekomandime siç janë: Masat e menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe që do të mbështeten nga Ministria e Infrastrukturës me kapacitetet e veta ligjore e profesionale. Policia e Kosovës do ta informojë Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me shkaktarët e aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet që kanë ndodhur brenda këtij viti. Formimi i një grupi të përbashkët ekspertësh të institucioneve të involvuara drejtpërdrejt në sigurinë rrugore, për rishikim të strukturës së faktorëve kryesor të shkakut të aksidenteve”.
“Fokusimi në vënien e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, ku prioritet i parë është dukshmëria e sinjalistikës gjatë natës, ngritja e cilësisë së edukimit në fushën e patentë shoferëve, rritja e kritereve për kontrollim teknik të automjeteve, kontrollet teknike mobile, krijimi i një Task-Force të brendshme nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, e cila do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në ofrimin e informative reciproke që shkojnë në shërbim të një trafiku sa më të sigurt”, ka thënë ministri Pal Lekaj.
/Epoka e re/