Ministri Peci: Këtë vit një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20 euro

03 prill 2022 | 17:31

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se këtë vit përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022, një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20 euro.

Ai së fundi u takua me Nexhmijen nga Çabra e Zubin Potokut, e cila bashkë me bashkëshortin Faikun përkujdesen për rreth 140 koshere të bletëve.

Ministri Peci poashtu mori shembull zonjën Nexhmije, e cila tha se deri më tani ka përfituar rreth 2100 euro subvencion për bletët, këtë vit do të përfitojë 2800 euro.

Postimi i plotë:

Nexhmija nga Çabra e Zubin Potokut, më njoftoi nga afër me veprimtarinë e saj. Ajo së bashku me bashkëshortin Faikun përkujdesen për rreth 140 koshere të bletëve.

Kjo komunë veriore edhe falë relievit, klimës e vegjetacionit ofron kushte të mira për bletarinë.

Këtë vit, përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022, një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20€.

E nëse zonja Nexhmije deri më tani ka përfituar rreth 2100€ subvencionim për bletë, këtë vit do të përfitojë 2800€!

Përveç mjaltës, bletët kanë efekt të lartë pozitiv edhe për kulturat e tjera bujqësore përmes procesit të polenizimit andaj edhe përkrahja për këtë kategori nuk do të mungojë.

Nexhmija është shembulli i një gruaje punëtore sikurse bleta. Ajo përveç se me bletari merret edhe me shpeztari, ku përkujdeset për një numër të konsiderueshëm të pulave dhe qurave”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e rregullave kundër virusit Corona janë hequr gati në…