Ministri Peci, mohues dhe shkelës i të drejtave të prodhuesve vendorë

27 shtator 2024 | 18:58

Si asnjëherë më parë një ministër të Kosovës, e shohim në rolin në “gangsterit”, shantazhuesit dhe mohuesit të të drejtës të pjesëmarrjes së prodhuesit vendor në një Festival në Gjermani, ku do promovohen produktet kosovare.

Në vend se një ministër të inkurajoj prodhuesit vendor, ai i linçon, shpif dhe shprehet me një fjalor denigrues. Me kësi qasje, me kësi etiketimi ministri harron se fjala publike, është e rënd dhe se bije ndesh me etikën qeverisëse e cila mund të sanksionohet edhe me ligj…. Fjala është për një komunikim në rrjetin social në mes ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe kompanisë së produkteve të qumshtit “Drena”. Qumështorja “Drena” e pyet ministrin Peci se a munden edhe ata si kompani të marrin pjesë në festivalin e Gjermanisë, ndërsa ministri ia kthen përgjigjen me ironi duke u thënë se po mundeni edhe ju të jeni pjesëmarrës sepse ju keni përfitu miliona të taksapaguesve të Kosovës për vite të tëra, etj.

“Epoka e re”, ka kontaktuar kompaninë “Drena”, në lidhje me komunikimin me ministrin Peci. Ata kanë deklaruar se ky komunikim nuk i ka hije një ministri me prodhuesit vendor e aq me pak me shpifje të tilla. Madje sipas përgjigjes së Qumshtores “Drena”, ata po e shqyrtojnë mundësinë me bërë padi për shpifje ndaj ministrit Peci.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xheneta Osmani, shpall te pavleshme deftesat dhe diplomen e SHMLM…