Ministri Peci njofton edhe për 14 milionë euro shtesë për bujqësinë

18 dhjetor 2024 | 14:03

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar se në kohën kur e ka marrë drejtimin e kësaj ministrie e kishte gjetur të zhytur në borxh prej 41 milionë euro.

Ndërsa pasardhësit në Ministrinë e Bujqësisë, ai ka thënë se do t’ia dorëzojë ministrinë me 110 milionë euro në dispozicion.

“Me marrjen e mandatit si ministër i Bujqësisë, jam përballur me vështirësinë nr. 1 e që ka qenë buxheti i disponueshëm në vlerën 0 euro, ndërsa borxhet e obligimet e lëna nga paraardhësit tejkalonin vlerën e 40 milionë eurove. Viti 2022, ka qenë viti i parë ku është shpaguar për së pari herë në tërësi djersa dhe mundi i fermerit”, ka thënë ministri Peci.

Ai ka shkruar në “Facebook” se ministria që drejton ka zero borxhe ndaj fermerëve

“Unë kam patur fat sfidues që në vitin 2021 t’i trashëgoj mbi 40 milionë euro borxhe, obligime e detyrime mirëpo ndihem krenar që si rezultat i përkushtimit dhe menaxhimi të përgjegjshëm të financave publike, Ministri i Ardhshëm i Bujqësisë në vitin 2025, nuk do të trashëgojë obligime mirëpo do t’i ketë në dispozicion 110 milionë euro buxhet. Nga këto, 90 milionë euro janë buxhet nacional, ndërsa 20 milionë euro të siguruar nga donatorët e organizatat ndërkombëtare”, ka theksuar Peci.

Më tutje, Peci ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave Hekuran Murati për mbështetjen e vazhdueshme karshi sektorit të bujqësisë.

“Nga borxhet, korrupsioni dhe zhvatja tek mundësitë, transparenca dhe mundësitë e barabarta!”,  ka theksuar ministri Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi do t’i mungoj skuadrës së…