Ministri Peci thotë se deri tani janë dhënë 22.5 milionë euro grante – nuk publikon emrat e përfituesve
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka numëruar ‘sukseset’ e tij një ditë pasi i’u zbulua skandali me grantin 100 mijë euro.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se janë dhuruar deri më tani 22.5 milionë euro grante, por nuk ka përmendur emrat e përfituesve të tyre.
Postimi i plotë:
Kjo është historia jonë e suksesit!
0,07 cent për litër të qumështit;
25 euro për viçat dhe mështjerrat për majmëri;
50 euro çdo therrje të raportuar të gjedheve.
30% rritje e mbështetjes financiare për lopët qumështore;
Deri më tani 18,3 milionë euro është vlera financiare e mbështetjes në subvencione!
22,5 milionë euro grante;
329 vende të punës;
827 është numri i lopëve të blera direkt përmes përkrahjes shtetërore
falë investimit në zgjërim dhe ngritje të kapaciteteve të fermave, numri i gjedheve të shtuara është 1615 sosh!
1291 kW është kapaciteti i fermave për prodhimin e energjisë solare;
11,5 milionë euro është vlera e mbështetjes së deritanishme të litrës së qumështit sipas cilësisë!