Ministri Peci tregon se kur pritet të kompensohen komunat e prekura nga vërshimet
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se shumë shpejt pritet që komunat e prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë këtij viti të kompensohen.
“Nga shtatori i vitit të kaluar, qeveria ka marrë vendim për themelimin e një sekretariati. Tash e tutje, kompensimet për të gjitha veprimtaritë do të ekzekutohen nëpërmjet këtij sekretariati. Ne kemi informatën se tashmë ekziston një raport final dhe është dërguar në Ministrinë e Financave dhe pritet që në njërën nga mbledhjet e qeverisë të ndodh kompensimi”, ka thënë Peci pas takimit që pati kryeministri Albin Kurti me kryetarët e komunave.
Komunat me dëmet më të mëdha materiale si pasojë e vërshimeve janë Mitrovica, Skenderaj dhe Klina.