Ministri Peleshi falënderon FSK-në dhe zjarrfikësit për ndihmë në luftimin e zjarreve

10 gusht 2021 | 11:50

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi,  ka deklaruar se situata mbi tunelin e Kalimashit është stabilizuar nga flakët dhe tymi i djeshëm.

Ministri Peleshi nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka falënderuar edhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që kanë filluar angazhimin sot tek “Laku i Thive”.

Peleshi ka thënë se janë duke punuar për eleminimin e vatrave të zjarrit.

Mbi tunelit e Kalimasht – tani larg flakëve dhe tymit. Punë heroike e zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor. Mirënjohje Falënderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova që kanë filluar angazhimin sot tek ‘Laku i Thive’, njësia administrative Malzi. Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra. Vazhdojmë punë për eliminimin e vatrave”, ka shkruar Peleshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është ende zyrtare, por duket tashmë punë e kryer.…