Ministri Peleshi thotë se raportohet për dëme të lehta nga tërmeti
Ministri i Mbrojtës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka dhënë detaje pas tërmetit që goditi Shqipërinë
Ai ka thënë se raportohet edhe për disa dëme të lehta .
Peleshi ka thënë se fuqia e tërmetit ishte me magnitudë 4.7 Richter me epiqendër 3 km në jug të Klosit, dridhjet janë ndier në gjithë Shqipërinë.
“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, ka shkruar ai.