Ministri polak: Kulmi i valës së katërt i pandemisë, ndryshe nga të mëparshmet
12 dhjetor 2021
| 08:09
Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski, njoftoi rënia aktuale e infeksioneve me Covid-19 tregon se vala e katërt e koronavirusit është krejt ndryshe nga valët e përjetuara më parë.
Adam Niedzielski tha në Twitter se, gjatë dy ditëve të fundit është regjistruar një rënie e infeksioneve nga java në javë me mbi 5 përqind, që do të thotë se mesatarja ditore e dy javëve të fundit prej mbi 23,000 infeksionesh të reja më në fund po ulej.
Niedzielski tha se, shifrat tregonin se kulmi i valës së katërt aktuale Covid-19 ndryshonte në mënyrë të qartë nga valët e mëparshme.
Ministria e Shëndetësisë në Poloni raportoi dje 24,991 infeksione të reja me Covid-19, krahasuar me mesataren ditore të dy javëve të mëparshme prej 25,576.