Ministri i Punëve të Brendshme suspendon kryeshefin e IPK-së
02 shkurt 2018
| 18:45
Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Hilmi Mehmeti, është suspenduar nga pozita e tij.
Suspendimin e Mehmetit e ka bërë Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
“Kallxo.com” ka kontaktuar me kryeshefin e IPK-së, Hilmi Mehmetin për ta pyetur në lidhje me suspendimin e tij.
Ai ka thënë se deri te suspendimi ka ardhur pas një hetimi i cili është duke u zhvilluar.
“Është në pyetje një hetim i cili është duke u zhvilluar. Deri në përfundim të hetimit do të jem i suspenduar me pagesë”, ka thënë Mehmeti duke zgjedhur të mos flasë në lidhje me rastin.