Ministri Rashiq thotë se djali i tij u mbajt 4 orë në Merdar: U intervistua nga BIA serbe

10 janar 2023 | 23:15

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se djali i tij është intervistuar për orë të tëra nga shërbimi sekret serb në pikën kufitare në Merdar, derisa ishte duke dalë në territorin e Serbisë si dhe gjatë kthimit në Kosovë.

Rashiq tha se ata e kanë pyetur se ‘ku punon baba yt’, teksa këto veprime i konsideron luftë psikologjike që të ndihet i pasigurt.

“Djali jem që ka shkuar para disa ditësh ka qenë i ndalur për 4 orë. Metodologjia që përdoret ndaj të gjithë atyre që mendojnë sikur estabilishmenti. E ka ndaluar Policia, intervista normale kur ka hyrë atje prej BIA-s, njëjtë kur është kthyer, të njëjtën procedurë.

Me do pyetje “ku po punon baba yt?”, sikur pyetje fëmijëve, por kuptohet që kjo është luftë psikologjike që unë të ndihem i pasigurt, të ndihem i lënduar dhe normalisht që po ndihem se i marrin telefonin për 4 orë, nuk ka të drejtë as telefonin me marrë, mos të iu tregoj si reagon gruaja ime në ato momente”, ka thënë Rashiq në Klan Kosova.

Sipas ministrit Rashiq, Serbia i konsideron ata vetëm si numra që mund të përdoren dhe jo si njerëz, teksa ka shtuar se në Kosovë ndihen më të sigurt.

Por kuptova që për ata ne jemi vetëm numra, nuk jemi as persona. Jemi vetëm ata që mund të përdoren. Normalisht në këtë aspektin e sigurisë, normalisht që po ndihemi më të sigurt [në Kosovë], pasi që atje ka njerëz të paguar që pengojnë cilindo lloj të jetesës.

Jo vetëm që e kanë mbajtë 4 orë në kufi, por gjatë rrugës dy herë policia e ka ndalë nga kolona, e ka kontrolluar detajisht dhe në fund i ka shkruar tiketë, dy herë, do të thotë që ju jeni cak aty, dhe nuk ka kurrfarë dyshimi që ky është organizim i të gjithë organizatës shtetërore që merren me djalin tim 20 vjeçar që nuk ka lidhje me politikë”, tha Rashiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Futbollit, Gjilani është kthyer në normalitet të plotë,…