Ministri Reçica: Aftësimi profesional, çelës për zbutjen e papunësisë

14 dhjetor 2020 | 14:46

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka marrë pjesë në prezantimin e Barometrit të Tregut të Punës në Kosovë, organizuar në kuadër të projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe i Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED Faza II”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), dhe që zbatohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

Me këtë rast, Reçica ka falënderuar implementuesit e këtij projekti për kontributin e tyre edhe në këto rrethana të vështira pandemike.

“Është fakt që, pandemia e ka venë në vështirësi tregun e punës dhe punësimin në Kosovë, mirëpo këtë situatë synojmë ta zbusim sado pak përmes Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili do të ndihmojë me mbështetje financiare një numër të madh të punonjësve të cilët kanë humbur vendin e punës, ku ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes pikës 3 të Planit për rimëkëmbje ekonomike, kemi për objektiv subvencionimin në pagë të rreth 2 000 punonjësve dhe gjithashtu do të vazhdojmë me masa aktive të tregut të punës, si dhe trajnime dhe aftësime profesionale”, ka thënë ministri Reçica.

Po ashtu, Reçica ka thënë se problemi kryesor i tregut të punës në Kosovë është mospërputhshmëria e aftësive profesionale me nevojat e fuqisë punëtore të kërkuara nga tregu i punës.

“Be si MPMS/Agjenci e Punësimit kemi mbyllur disa herë vitin me kërkesën për të mbuluar mijëra vende pune, ndërkaq në regjistrin e punëkërkueseve kemi rreth 200 000 punëkërkues. Prandaj, si Qeveri e Kosovës ne duhet të koordinohemi të gjejmë zgjidhjen e papunësisë në Kosovë, fillimisht të trajtojmë numrin e punëkërkuesve të regjistruar me një plan të veçantë dhe pastaj të krijojmë politika të edukimit bazuar në nevojat e tregut të punës, gjithashtu të fuqizojmë shkollat e aftësimit profesional”, ka thënë ai, duke shtuar se MPMS-ja është e përkushtuar në avancimin e digjitalizimit të proceseve të punës, ofrimin e shërbimeve publike të punësimit dhe ofrimin e shërbimeve e trajnimeve profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës të premten më 18 dhjetor do të…