Ministri Reçica: Bac, betimi Yt para flamurit për çlirimin e vendit do të jetojë ndër gjenerata
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, njëherit ndër njerëzit më të afërt të Jakup Krasniqit, ka reaguar përmes një shkrimin në faqen e tij në Fb, lidhur me bastisjen e shtëpisë së këtij të fundit nga ana e EULEX-it.
“Zëdhënësi i kushtrimit për liri, trimi i urtë, modeli për gjeneratat e reja në rrugëtimin e ndërtimit të Atdheut, Jakup Krasniqi. Bac, ashtu siç na e ke ndritur të ardhmen me veprimtarinë tënde një jetë të tërë në shërbim të atdheut, ashtu siç e shpalle Kosovën shtet të pavarur, ashtu do të jesh zëri i së vërtetës të luftës së drejtë për liri, ka shkruar Reçica, që aktualisht është ministër i MPMS.
Postimi i plotë i ministrit Reçica:
“Liria e Kosovës dhe dinjiteti i shqiptarëve në Ballkan ka themelet në luftën e shenjtë për çlirim, pavarësi dhe bashkim të skalitur në tri shkronja “UÇK”.
Zëdhënësi i kushtrimit për liri, trimi i urtë, modeli për gjeneratat e reja në rrugëtimin e ndërtimit të Atdheut, Jakup Krasniqi.
Bac, ashtu siç na e ke ndritur të ardhmen me veprimtarinë tënde një jetë të tërë në shërbim të atdheut, ashtu siç e shpalle Kosovën shtet të pavarur, ashtu do të jesh zëri i së vërtetës të luftës së drejtë për liri.
Betimi Yt para flamurit për çlirimin e vendit do të jetojë ndër gjenerata.”