Ministri Reçica jep lajmin e mirë për pensionistët, veteranët dhe kategoritë tjera të dala nga lufta
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka njoftuar se pensionistët, veteranët dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit, ju është shtyrë afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.
Ministri Reçica ka kërkuar nga këto kategori që mos të paraqitën në zyrat e pensioneve deri në këtë datë, sepse nuk do t’ju ndërpritet pensioni.
“Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta”, ka shkruar Reçica.
Postimi i plotë i ministrit Reçica.
“Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, ju njoftoj se kemi shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.
Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë.
Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta.”