Ministri Reçica merr mbështetje nga kryeministri i Katarit
Me ftesë të homologut të tij, ministrit të Zhvillimit Administrativ, Punës dhe Çështjeve Sociale, Yousuf Mohamed Al Othman Fakhroo, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po qëndron për vizitë pune në shtetin e Katarit.
Në një takim të përbashkët, dy homologët kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e punësimit dhe avancimit të mbrojtjes së kategorive të cenueshme, si dhe temave tjera sociale.
Gjatë qëndrimit në Doha të Katarit, ministri Reçica është pritur në takim edhe nga kryeministri i Katarit, Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani, nga i cili ka marrë përkrahjen e parezervë për mbështetje në përpjekjet për përmirësimin e punësueshmërisë dhe në fushat e ngritjes së shërbimeve për kategoritë e cenueshme në Kosovë.
Kryeministri Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani, ka siguruar ministrin Reçica se Katari do të jetë përkrah Kosovës edhe në rrugëtimin e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Ndërsa, ministri Reçica ka shprehur nevojën, që krahas raporteve diplomatike, të punohet edhe për bashkëpunimin ekonomik mes vendeve tona, për çka edhe u pajtuan me kryeministrin Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani.
/Epoka e re/