Ministri Reçica merr përkrahje për reformën pensionale
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka zhvillova sot një takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, me të cilin ka folur lidhur me situatën e krijuar ekonomike dhe sociale në vendin tonë, si pasojë e pandemisë Covid-19.
Ministri Reçica e ka njoftuar kreun e Bankës Botërore për Kosovë rreth reformës së ndërmarr nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale, për të cilat edhe ka marrë përkrahjen e plotë nga Paolucci.
Statusi i ministrit Reçica:
Sot zhvillova një takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, z. Massimiliano Paolucci, me të cilin diskutuam lidhur me situatën e krijuar ekonomike dhe sociale në vendin tonë, si pasojë e pandemisë Covid-19.
Drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovës e njoftova për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale, për të cilat edhe e mora përkrahjen e plotë nga z. Paolucci.
Paolucci e falënderova për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë.