Ministri Reçica merr përkrahjen e Gjermanisë
12 tetor 2018
| 16:07
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, i shoqëruar nga shefi i misionit diplomatik të Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë, Blerim Canaj, ka takuar ministren e shtetit të Landit të Baden Wurttembergut, Theresa Schopper.
“E falënderova znj. Schopper për mbështetjen që Gjermania po i jep Kosovës, sidomos rreth përfshirjes së të rinjve nga Kosova, përmes edukimit të kuadrove në profesionet që kërkon tregu i punës në Kosovë dhe Bashkim Evropian. Ministrja Schopper konfirmoi gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Kosovën jo vetëm në rrafshin socio-ekonomik, por edhe në planin politik, duke mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar ministri Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/