Ministri Reçica: MPMS-ja po iu ofron përkrahje rasteve që përballen me dhunë në familje
08 mars 2018
| 12:23
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në fjalën e tij në se seancën e sotme të Kuvendit ka bërë me dije se kjo ministri ofron një sërë masash mbrojtëse për gratë që përballën me dhunë në familje, strehim dhe integrim të tyre në shoqëri.
Ai ka treguar se për 383 raste të cilat kanë qenë pre e dhunës në familje, është ofruar strehim, ushqim dhe materiale shpenzuese, raporton Epoka e re.
“MPMS-ja ka licencuar një sërë organizatash qeveritare për përkrahjen e viktimave të dhunës në familje. Me vendim të Qeverisë në fillim të vitit 2018 kemi ndarë 65 mijë euro për këto OJQ. Ne sot duhet të bëhemi gardian për këtë pjesë të shoqërisë”, ka thënë Reçica.