Ministri Reçica në interpelancë për vdekjet e punëtorëve në vendin e punës
26 tetor 2018
| 15:12
Faton Topalli, deputet i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, ka ftuar në interpelancë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për t’u përgjigjur lidhur me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës.
Sipas kërkesës për interpelancë, Qeverisë i rekomandohet trefishimi i inspektorëve të punës dhe sigurimi i bazës ligjore për sigurimin e fatkeqësive në punë.
Po ashtu, në këtë interpelancë do të kërkohet përshpejtimi i ndryshimit të Ligjit të Punës, dhe Ligjit për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Punë.
Deputeti Faton Topalli