Ministri Reçica nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata “World Vision” nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.
Marrëveshja që u nënshkrua nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica dhe drejtoresha Kombëtare e “World Vision”, Eljona Elmazi ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen për grupet e cenueshme në nevojë, me theks të veçantë personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me nevojë për mbrojtje nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi.
Ministri Reçica ka falënderuar Elmazin për mbështetjen që organizata po i jep MPMS-së, duke thënë se kjo marrëveshje do të shërbejë për avancim të shërbimeve sa i përket mbrojtjes së fëmijëve, sidomos nga të gjitha format e dhunës si dhe punëve të rënda.
/Epoka e re/