Ministri Reçica: Nuk do të ndalemi deri në realizimin e të drejtave të pensionistëve

14 tetor 2020 | 15:37

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me kryeministrin, Avdullah Hoti, sot kanë pritur në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të prirë nga Shaban Kajtazi, me të cilët kanë diskutuar për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen pensionistët, veçmas në këtë situatë të vështirë pandemie.

Me theks të veçantë, në këtë takim është diskutuar për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, që pritet së shpejti të miratohet në mënyrë që tu njihet stazhi i punës të gjithë atyre që u larguan dhunshëm nga vendet e tyre të punës nga regjimi serb gjatë viteve të 90-ta, tu njihen diplomat e gjithë atyre që kanë diplomuar gjatë kësaj periudhe, si dhe tu njihet e drejta në pension kontributiv dhe pensionin e familjarit të dëshmorit dhe invalidit të luftës njëkohësisht. Po ashtu, përmes akteve tjera ligjore të rregullohet edhe çështja e lajmërimit të pensionistëve, që aktualisht është çdo gjashtë muaj.

Ministri i i MPMS, Skender Reçica ka thënë se, ne si qeveri jemi të përkushtuar dhe në asnjë moment nuk do ndalemi deri në jetësimin e plotë të reformave të mira që kemi ndërmarrë për realizimin e të drejtave të pensionistëve dhe kategorive tjera të shoqërisë sonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e përkrahur nga UNICEF-i, ka…