Ministri Reçica përkrah nxjerrjen e Ligjit për personat e pagjetur
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e Ligjit për personat e pagjetur, derisa ka vlerësuar se ky ligj duhet te procedohet sa më parë.
“Në kuadër te rezolutës që do të dalë nga Kuvendi është paraparë edhe Projektligji për personat e pagjetur. Do të jem në shërbim që ky ligj te procedohet sa më parë”, ka thënë Reçica gjatë debatit parlamentar për personat e pagjetur.
Reçica ka thënë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka mbështetur familjarët e të zhdukurve, të paktën në mënyrë financiare.
“Ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë peshojnë rëndë mbi super e njerëzve që nuk i harrojnë padrejtësitë. Ndonëse ndihma dhe mbështetja për familjaret e të zhdukurve nuk mjafton, ministria të paktën ka mbështetur në mënyrë financiare. Ndihma financiare nuk shlyen plagët, por kemi obligim që të punojmë fort që ky vend të zhvillohet”, ka thënë Reçica.