Ministri Reçica takohet me presidenten e Maltës
01 qershor 2018
| 15:07
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, gjatë konferencës së nivelit të lartë mbi ndalimin universal të ndëshkimit trupor të fëmijëve që po mbahet në Maltë, ka takuar presidenten e Maltës, Marie-Louise Celerio Preca.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se presidenten e Maltës e ka njoftuar për zhvillimet në Kosovë dhe angazhimet aktuale të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“U dakorduam për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maltës në fushat me rëndësi për të dyja shtetet”, ka shkruar ministri Reçica.
/Epoka e re/