Ministri Reçica u premton përkrahje veteranëve të UÇK-së

17 tetor 2018 | 15:44

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka pritur në takim ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me të cilin ka diskutuar për disa tema në lidhje me veteranët e luftës së UÇK-së.

“Pagesa e pensioneve familjeve të veteranëve pas vdekjes në pajtim me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 04/L-261 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategorizimi i veteranëve të luftës, në bazë të ligjit të miratuar për kategorizim. Ministri Reçica ka premtuar se këto çështje do të gjejnë zgjidhje në afatin sa më të shkurtër”, është bërë me dije në komunikatën e OVL-UÇK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Është ndjenjë e posaçme të ju pres sot, këtu për…