Ministri Reçica uron fëmijët për miratimin e ligjit për mbrojtjen e tyre
27 qershor 2019
| 15:31
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, është shprehur i lumtur pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve.
Ai ka thënë se ky veprim i Kuvendi është një hap i rëndësishëm drejt kompletimit të legjislacionit për fëmijët.
“Shumë i lumtur që Kuvendi sot miratoi Projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Ky është një lajm i mirë dhe një hap i rëndësishëm në kompletimin e legjislacionit sa i përket avancimit të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve. Sigurimi i një mirëqenie të duhur dhe shërbime të avancuara për fëmijët, si dhe mbrojtja e tyre nga çdo formë e dhunës dhe abuzimit është obligim i gjithsecilit nga ne. Urime!”, ka shkruar Reçica.
/Epoka e re/