Ministri Reçica uron pensionistët për rritjen e pensioneve
19 shkurt 2019
| 15:11
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka uruar pensionistët e Kosovës për rritjen e pensioneve.
Reçica ka thënë se trajtimi i duhur dhe meritor i pensionistëve është detyrë ligjore dhe morale.
“Një lajm i mirë për pensionistët tanë. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u mor vendim për rritje të pensionit bazik të moshës dhe pensioneve kontributpaguese. Trajtimi i duhur dhe meritor i pensionistëve tanë është detyrë e jona ligjore dhe morale. Urime gjithë pensionistëve!”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/