Ministri Reçica vizitoi Qendrat e Aftësimit Profesional

26 mars 2018 | 18:33

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, i ka ftuar të rinjtë t’i vizitojnë Qendrat e Aftësimit Profesional

Në kuadër të promovimit të masave aktive të tregut të punës, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizitoi Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP) në Prishtinë dhe Mitrovicë, në të cilat ofrohen shërbime të aftësimit dhe riaftësimit profesional. Në QAP në Prishtinë, ministri takoi të rinj dhe të reja, ndër ta disa me studime pasuniversitare të përfunduara që aktualisht janë duke ndjekur trajnim.

Po ashtu, ka takuar disa të rinj me sindromën down, të cilët po aftësohen në këtë qendër, në bazë të marrëveshjes në mes të MPMS-së dhe Shoqatës “Down Syndrome Kosova”. Në QAP në Mitrovicë, veçmas takimit me të rinjtë që aktualisht po ndjekin trajnim në fusha të ndryshme, ka takuar edhe znj. Shehrije Carani e cila ka përfunduar aftësimin profesional në QAP, e certifikuar në profesionin kuzhiniere dhe më pas është punësuar në kopshtin e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë. Znj. Carani është një model suksesi për të gjitha gratë, të cilat i ftojë të bëhen pjesë e trajnimeve të ofruara në këtë qendër.

Ministri Reçica ka ftuar sa më shumë të rinj dhe të reja që të regjistrohen pranë Zyrave për Punësim dhe të vizitojnë Qendrat tona të Aftësimit Profesional ngaqë aty ekzistojnë një mori profilesh dhe është një mundësi e mirë për tu aftësuar dhe për tu bërë pjesë e tregut të punës.

Aftësimi dhe riaftësimi profesional janë çelës për zbutjen e papunësisë në vend dhe gjithashtu ndër prioritetet kryesore të MPMS-së.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të luhet në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes Shqipërisë…