Ministri Reçica viziton zyrat e Nismës në Gjakovë, pritet nga kryetari Fazli Hoxha
15 mars 2019
| 19:31
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar të premten degën e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, ku është pritur nga kryetari i degës Fazli Hoxha.
Ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ishte nder për të që ta pres në takim ministrin Reçica.
Postimi i plotë i tij:
Sot pata nderin të pres në zyrat e Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ku së bashku me anëtarë të strukturave të degës diskutuam për punën dhe angazhimin e Nismës në Gjakovë, dhe për tema të tjera në kuadër të mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës.