Ministri Reka falënderon USAID-in për përkrahjen dhënë Kosovës

10 mars 2020 | 10:11

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka pritur drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno, me të cilën bisedoi për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe avancimin e koordinimit të donacioneve.

Ministri Reka ka falënderuar Magnon për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë, dhe popullit Amerikan.

Njëkohësisht, ministri Reka shpalosi prioritetet e Qeverisë Kurti në fushat të cilat janë pjesë e reformave të menjëhershmenë funksion të avancimit të agjendës euro-atlantike të Kosovës.

Magno ka njoftuar ministrin Reka për planet afatgjatë të angazhimit të USAID-it në Kosovë dhe njoftoi për strategjinë pesëvjeçare që është finalizuar dhe pritet aprovimi i saj brenda disa muajve.

Njëkohësisht, uroi ministrin Reka për detyrën e re, dhe uroi formimin e Qeverisë Kurti, si shpresë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qemal Murati Etnokultura, gjuha dhe historia e Kosovës nuk mund…