Ministri Reka: Integrimi evropian për Kosovën, udhërrëfyes për një shtet të suksesshëm

06 mars 2020 | 14:17

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ishte i pranishëm në sesionin analitik të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian, për të diskutuar rreth Metodologjisë së re të zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Evropian.

Ky diskutim kishte për fokus temat se: “Kosova 2020 – Si t’i qasemi dhe t’i kontribuojmë bashkërisht procesit të integrimit Evropian? Çka përmban metodologjia e re e zgjerimit? Çka ndryshon nga metodologjia aktuale? Cilat janë implikimet për Kosovën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor?”

Me këtë rast Reka ka bërë një përmbledhje të këndvështrimit të tij për ndryshimet e prezantuara në Metodologjinë e re të zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Evropian, si është arritur deri të ky ndryshim i kërkuar, si ka përfunduar dhe se si duhet nënkuptuar i gjithë ky proces për Kosovën.

Me këtë rast, ai ka theksuar se i gjithë ky proces për Kosovën duhet të kuptohet jo si obligim i vështirë por, si një udhërrëfyes për të përmirësuar situatën në Kosovë.

“Për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, për të përmirësuar dhe rikthyer besimin e humbur të qytetarëve në sundimin e ligjit. Kjo njëkohësisht do të reflektojë edhe në institucionet e Bashkimit Evropian se anëtarësimin i Kosovës është vlerë e shtuar për BE-së, e jo të vlerësojnë këtë si një barrë për familjen evropiane”, ka thënë Reka.

Në vazhdim të bashkëbisedimit mbi Metodologjinë e re të zgjerimit janë shtruar mjaftë pyetje dhe këndvështrime për atë që e pret Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe cilat janë hapat që do të mund të ndiqeshin për të avancuar sa më shumë në këtë proces.

Ky aktivitet i udhëhequr nga kryetari i Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian, Armend Zemaj është përcjell me një prezantim të gazetares mbi Metodologjinë e Re të Zgjerimit nga Gjeraqina Tuhina, në cilësinë e ekspertes së angazhuar nga GIZ-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mr. sc. Metush Zenuni Janari i vitit 1998, solli me…