Ministri Reka tregon se kur mund të hiqen vizat

08 mars 2020 | 14:42

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka thënë se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është zbatuar vetëm 51 për qind.

Reka ka sqaruar se marrëveshja e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian (BE), bazuar në analizën e bërë prej se ka marrë detyrën, ka ministri që nuk e kanë zbatuar asnjë masë të MSA-s, të tjerat deri në 20 për qind.

Më tutje, ka sqaruar se për shkak të mospërmbushjes së reformave të kërkuara vendi ka humbur 400 mijë euro nga Bashkimi Evropian (BE).

Madje, Reka ka paralajmëruar se nëse nuk zbatohet reformat e kërkuara rrezikohet që të humbet edhe fonde të tjera në kuadër të fondeve që u jepen vendeve që synojnë BE-ne.

Ndërsa duke folur për heqjen e vizave, Reka ka thënë se është qasje e padrejtë e BE-së, izolimi i Kosovës, por ka theksuar se nëse përfundohen rastet gjyqësore të krimit të organizuar dhe korrupsionit do të ndodh liberalizimi.

“E shoh interesimin e jashtëzakonshëm të opinionit për liberalizim gjë e cila është e kuptueshme për faktin se gati një dekadë qytetarët mbeten të vetmit të izoluar në Ballkanin Perëndimor pa të drejtën e qasjes së lirë në shtetet anëtare të BE-së. Politikisht, vërtet kjo është një mesazh dëshpërues për qytetarët sepse krijon ndjenjën e të qenurit të izoluar apo kafazit të shengenit”.

“Nga ana tjetër në aspektin teknik janë plotësuar 95 kritere që është vlerësuar nga Komisioni Evropian i cili kërkon që Këshilli përfundimisht ta çliroj Kosovën nga kjo mbyllje. Kanë mbetur hezimitet e 2-3 shteteve anëtare të BE-së, që kërkojnë prova shtesë në atë që quhet sundimi i ligjit, apo përfundimin e rasteve gjyqësore të profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Nëse arrijmë t’i përfundojmë së paku një pjesë të këtyre rasteve gjyqësore dhe t’i bindim ministrat e brendshëm të këtyre shteteve, atëherë gjasat janë që deri në fund të vitit që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza. Nuk jap data e as ditë se kur do të bëhet”, ka thënë Reka në një intervistë për “Ekonomia Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se…