Ministri Rikalo merr mbështetje për Kosovën nga dy komisionarë të BE-së
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, në kuadër të vizitës së tij në Berlin, është takuar me komisionarin për bujqësi, Phil Hogan, si dhe atë për siguri të ushqimit dhe shëndetësi, Vyetinis Andriukatis, me të cilët ka biseduar ekskluzivisht për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës në avancimin e sektorit të bujqësisë.
Me këtë rast, ministri Rikalo ka marrë përkrahje të fuqishme nga të dy komisionarët për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset e integrimit evropian.
Po ashtu, ministri Rikalo është shprehur i gatshëm që përmes angazhimit të tij në ministri t’i përmbush të gjitha kriteret që dalin nga MSA-ja, e gjitha kjo për një rrugëtim sa më të shpejt të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Gjatë këtij takimi, ministri ka prezantuar edhe të arriturat në sektorin e bujqësisë, si dhe i ka njoftuar ata me programet e ministrisë për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi.
/Epoka e re/