Ministri rus i Mbrojtjes viziton Korenë e Veriut
26 korrik 2023
| 15:44
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka shkuar për vizitë në Korenë e Veriut si pjesë e një delegacioni për 70 vjetorin e përfundimit të luftës koreane.
Mediet ruse raportojnë se Shoigu ka zhvilluar bisedime me homologun e tij koreano-verior Kang Sun Nam në Phenian këtë mëngjes.
“Jam i bindur se bisedimet e sotme do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit midis departamenteve tona të mbrojtjes”, tha Shoigu.
Inteligjenca amerikane ka sugjeruar prej kohësh se Rusia po blen armë dhe municione nga Koreja e Veriut.
Shtatorin e kaluar, një raport pretendoi se Rusia kishte blerë “miliona” predha artilerie dhe raketa. Zyrtarët thanë në atë kohë se Moska do të mund të blinte më shumë pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut ndërsa lufta zvarritet.