Ministri Sefaj angazhohet për zgjidhjen e statusit juridik të zjarrfikësve
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka zhvilluar të enjten një takim pune me përfaqësues nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.
Në këtë takim është diskutuar për mbarëvajtjen, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballën zjarrfikësit e Kosovës si shërbim emergjent i domosdoshëm.
Ministri Sefaj vuri në dukje rolin për misionin human që kanë dhe punën që bëjnë zjarrfikësit në shërbim të qytetarëve.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua për nevojat dhe kërkesat që kanë zjarrfikësit për përmbushjen e misionit të tyre.
Ministri Sefaj ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për këtë institucion të sigurisë, duke theksuar se është duke u angazhuar për zgjidhjen e statusit juridik të tyre, me qëllim që në të ardhmen zjarrfikësit të menaxhohen nga Agjencia për Menaxhim Emergjent.