Ministri Sefaj: Kosovës ia shpëtuam 600 mijë euro
08 shkurt 2018
| 11:32
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka thënë se ka arritur që ta mbyllë çështjen e problemit të pasaportave.
Sipas tij, ai ka qenë i autorizuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që ta zgjidh çështjen e problemit të pasaportave.
“Unë kam qenë i autorizuar që ta mbylli çështjen e pasaportave që ka pasur një kosto shumë të lartë, sepse e kemi humbur kauzën në arbitrazh. Na është dashur që t’i paguajmë 6 milionë e 500 mijë euro, derisa vetëm 5 milionë e 900 mijë euro janë paguar. Kemi arritur t’i shpëtojmë 600 mijë euro”, ka thënë ministri Sefaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.