Ministri Sefaj priti në takim ish-deputet gjerman
02 mars 2018
| 14:12
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot në takim Manfred Richter, ish-deputet gjerman, anëtar i bordit të FNF-së dhe ish-kryebashkiak i Bremerhafen.
Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet mes dyja vendeve, ku ish-deputeti gjerman Richter konfirmoi mbështetjen gjermane për forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, si dhe përpjekjet që po bën vendi tij në agjendën drejt integrimeve evropiane.
Ministri Sefaj i shprehi mirënjohjen tij Richterit për kontributin e çmuar që Republika Federale e Gjermanisë ka dhënë në të gjitha etapat e zhvillimit të shtetit të Kosovës.