Ministri Sefaj priti në takim nënkryetarin e komunës së Prishtinës
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur të hënën në takim nënkryetarin e komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.
Në këtë takim, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka njoftuar ministrin Sefaj për masat që ka ndërmarr Komuna e Prishtinës në parandalimin e ndotjes së ajrit në kryeqytet.
Nënkryetari Pacolli ka kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës për implementimin e këtyre masave me qëllim që të gjendet një zgjidhje për gjendjen alarmante të ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Ministri Sefaj ka siguruar nënkryetarin e komunës për mbështetje nga ana Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës për jetësimin e kësaj nisme.
Ministri Sefaj dhe nënkryetari Pacolli u dakorduan që bashkërendimi i këtyre veprimeve do të jetë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.