Ministri serb e quan historike për vendin e tij marrëveshjen në Uashington
08 shtator 2020
| 10:41
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Uashington është historike dhe e mirë për vendin e tij.
Sipas tij, opozita nuk ka vërejtje thelbësore për përmbajtjen e saj, por për merren me atë se me çfarë lloj lapsi ishte nënshkruar dhe ku është ulur kush.
Ai ka deklaruar për “TV Pink” se Shtetet e Bashkuara janë një fuqi e madhe në anën e shqiptarëve të Kosovës dhe se ata janë promovuesit e pavarësisë së Kosovës, dhe ka kujtuar se për Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të BE-së, Kosova është e pavarur dhe se ata e shohin atë në këtë mënyrë.