Ministri serb i Mbrojtjes: Duhet ta pajisim ushtrinë, situata në Kosovë po ndërlikohet

08 shkurt 2021 | 12:15

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka njoftuar sot pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Serbi se vëmendje e veçantë i ishte kushtuar situatës aktuale në Kosovë, të cilën ai e ka vlerësuar si gjithnjë e më komplekse, ndërsa ka thënë se bashkë me KFOR-in “do ta mbrojmë popullin serb”.

“Ne diskutuam disa tema të rëndësishme dhe e para ishte situata aktuale në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Ne diskutuam për situatën komplekse për ne. Është komplekse në kuptimin politik dhe të sigurisë. Ne kemi konsideruar atë që organet tona shtetërore po bëjnë për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në territorin e krahinës jugore serbe”, ka thënë Stefanoviqi, raporton “Tanjug”.

Sipas tij, “situata në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar” dhe se “ka situata të reja”. Stefanoviqi ka theksuar se nevojat dhe investimet në forcat e sigurisë-ushtri, polici dhe shërbimin sekret, janë diskutuar gjithashtu.

“Ne kemi analizuar se çfarë duhet të bëhet në periudhën e ardhshme, cilat janë investimet që duam të bëjmë këtë dhe vitin e ardhshëm në prokurimin e armëve moderne, të cilat do të mundësojnë që ushtria dhe policia të jenë të pajisura mirë, më të fortë dhe të aftë për t’u përballur sfida të reja”, ka thënë Stefanoviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar të gjithë qytetarët…